Sulmuesi Zeki Amdouni ka thënë se ndeshja ndaj Kosovës në Prishtinë nuk do të jetë e lehtë për Zvicrën. Ai ka thënë se do të jetë ndeshje e komplikuar.
“Ata kanë lojtarë të mirë dhe komplikohet jashtë shtëpisë”, tha Amdouni. Ndeshja Kosovë – Zvicër luhet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis nga ora 20:45. Amdouni ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje për Zvicrën. Ai synon t’i shënoj edhe Kosovës.
“Golat janë të bukur, por fitoret janë shumë më të rëndësishme”, ka theksuar sulmuesi i Burnleyt që garon në Premier League të Anglisë. Pjesë e Burnleyt është edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriq. Por Muriq nuk ka luajtur në asnjërën prej ndeshjeve të edicionit aktual të elitës së futbollit anglez.
-
Muriq lë emocionet anash, kërkon fitore ndaj Zvicrës
-
Kosova kthehet në “Fadil Vokrri”, synon të kthehet edhe te fitorja
-
Trajneri i Austrisë kritikon fushën në “Fadil Vokrri”: Është e pakuptimtë që nuk është mirëmbajtur
-
Foda flet për gjendjen e portierit Muriq
-
Muriq lëndohet, Hoxha e Raçi premtojnë maksimumin ndaj Andorrës