Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Andorrës, që luhet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova mund të paraqitet pa portierin e parë, Arijanet Muriq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë stërvitjen e zhvilluar të mërkurën, Muriq ka pësuar lëndim.
“Gjatë stërvitjes, portieri Arijanet Muriq ka ndier shqetësim në muskujt e kërdhokullës së djathtë. Stafi mjekësor i kombëtares do t’i kryejë ekzaminimet e nevojshme për të konstatuar nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim që mund ta lë jashtë fushës”, njofton FFK-ja.
Kosova të dielën humbi 2:1 nga Çekia në miqësoren në Pragë.
Ndaj Andorrës lojtarët e Kosovës synojnë fitore.
“Mësuam shumë nga ndeshja kundër Çekisë. Kishim disa momente shumë të mira, por edhe momente të këqija. Kemi identifikuar aspektet ku mund të bëjmë më mirë. Në ndeshjen e ardhshme do të bëjmë gjithçka që të paraqitemi më mirë dhe të fitojmë”, ka thënë mesfushori i Kosovës, Veldin Hoxha.
“Dardanët” janë favoritë. Hoxha thotë se Andorra duhet të respektohet.
“Shumë njerëz mund ta shohin Andorrën si një kundërshtare më të lehtë krahasuar me Çekinë, por ne nuk e shohim në atë mënyrë. E respektojmë çdo kundërshtar dhe do të përgatitemi me fokus dhe përkushtim maksimal. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta fituar këtë ndeshje”.
Hoxha luajti 62 minuta ndaj çekëve.
Rastin e fitoi edhe mbrojtësi Ron Raçi, i cili në fushë hyri në minutën e 75-të.
Raçi shpreson të paraqitet edhe ndaj Andorrës.
“Duhet ta lëmë pas humbjen dhe të fokusohemi për ndeshjen e ardhshme që e kemi. Jemi duke punuar mjaft mirë me trajnerin ku çdo stërvitje është duke shkuar me intensitet të mirë. Grupi është mjaft i mirë dhe po punojmë fort. Ndaj Andorrës do të hyjmë për fitore para shikuesve tanë. Me paraqitje të mirë do t’i shpërblejmë me fitore tifozët tanë”, ka thënë Raçi.
Kosova në shtator i zhvillon ndeshjet e para në Ligën B të Ligës së Kombeve.