Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollisti i Milanit rezulton pozitiv me koronavirus

Sulmuesi anësor i Milanit, Rafael Leao, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Leao është në vetizolim dhe shpreson që të rikthehet në fund të shtatorit. Milani nuk ka kumtuar lajmin për testin pozitiv, por vet 21-vjeçari ka treguar se është në karantinë pas një bisede me një shok në rrjetet sociale. Leao është pa simptome.