Përpjekjet e fundit të Kinës për t'u shfaqur si një komb serioz futbolli pas dekadash në "shkretëtirën sportive" kanë marrë disa kthesa shumë interesante.
Njëra prej këtyre kthesave është e dukshme - ose, më saktë, e padukshme - në Kupën e Azisë që është duke u zhvilluar, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.
Temperaturat që po mbretërojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po mbahet turneu, janë sfilitëse. Mirëpo, disa lojtarë të Përfaqësueses së Kinës po duken shumë çuditshëm për shkak të fanellave me mëngë të gjata që po i mbajnë nën ato zyrtare të përfaqësueses. Tifozët janë bërë kureshtarë dhe kanë filluar të pyesin se ku është problemi te futbollistët kinezë.
Përgjigjja qëndron në një dekret gjysmëzyrtar nga drejtuesit e sportit të Kinës që është lëshuar gjatë vitit të shkuar, me anë të të cilit futbollistëve ua ndalohet që tatuazhet t'i kenë të dukshme gjatë ndeshjeve. Kjo urdhëresë zbatohet te Përfaqësuesja e Kinës, por edhe te lojtarët kinezë që luajnë në kampionatin vendor...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Kina urdhëron futbollistët t’i largojnë tatuazhet “për të dhënë shembull të mirë për shoqërinë”
-
Pse një superfuqi si Kina dështon në sportin më të popullarizuar në botë?
-
Pas Olimpiadës, Kina synon organizimin e Botërorit në futboll
-
Lojërat Olimpike largojnë vëmendjen nga gjendja e çuditshme e futbollit kinez
-
Lojtarët e Kinës iu bashkohen klubeve pasi përfundojnë periudhën në karantinë