Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistet e Kosovës vazhdojnë me fitore

Futbollistet e Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë në turneun “Turkish Women’s Cup” në Alanya të Turqisë.

Të mërkurën, Kosova fitoi 1:0 ndaj Hong Kongut, për të vazhduar me rezultat pozitive. Golin e fitores Kosova e shënoi në minutën e 78-të.

Në fakt Kosova ka dominuar plotësisht në fushë duke rreshtuar raste. Por e realizoi vetëm një gol.

Vjet në turneun e njëjtë, Kosova kishte fituar 7:0 ndaj Hong Kongut. Vitin e kaluar Kosova e mbylli me dhjetë fitore e një barazim. Nuk e pësoi asnjë humbje. Humbjen e fundit e ka më 12 nëntor të vitit 2022 nga Sllovenia.

Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, futbollistet e Kosovës u paraqitën në Ligën C të Ligës së Kombeve.

E fituan grupin ku ishin edhe Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut dhe u promovuan në Ligën B. Në turneun në Alanya, Kosova i ka edhe dy ndeshje. Më 24 shkurt luan ndaj Estonisë, ndërsa më 27 shkurt ndaj Indisë. Të tri përfaqësueset janë më lartë se Kosova në ranglistën e FIFA-s. India është e 65-ta, Hong Kongu i 79-ti, ndërsa Estonia e 98-ta. Kosova është e 100-ta.

Artikuj të ngjashëm