Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova luan me Hong Kongun, Estoninë e Indinë

Futbollistet e Kosovës prej 21 deri më 27 shkurt do të marrin pjesë në turneun “Turkish Women’s Cup” që mbahet në Alanya të Turqisë.

Përfaqësuesja e Kosovës për herë të katërt merr pjesë në këtë turne. Kosova më 21 shkurt luan ndaj Hong Kongut, më 24 shkurt ndaj Estonisë dhe më 27 shkurt ndaj Indisë.

Tri përfaqësueset kundërshtare janë më lartë se Kosova në ranglistën e FIFA-s. India është e 65-ta, Hong Kongu i 79-ti, Estonia e 98-ta e Kosova e 100-ta.

Futbollistet e Kosovës së fundi e fituan grupin në Ligën C të Ligës së Kombeve ku ishin edhe Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.