Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencë të femrave ka mësuar kundërshtarët e edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Në shortin e tërhequr të martën në selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, është caktuar që Kosova të jetë pjesë e Grupit 5 të ligës C të Ligës së Kombeve.
Në këtë grup, Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Në fakt, ky është grupi i vetëm i Ligës C, i cili përbëhet me tri përfaqësuese.
Fituesit e këtyre pesë grupeve do të promovohen direkt në Ligën B, derisa tri skuadrat më të mira të pozitave të dyta nga pesë grupet do të luajnë në plejof kundër tri skuadrave më të mira të pozitave të dyta në grupet e Ligës B.
Ndeshjet janë paraparë të luhen në datat 20/26 shtator, 25/31 tetor, si dhe 29 nëntor - 5 dhjetor të këtij viti.