Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) e ka përfunduar me dy trofe të fituar turneun që u mbajt në Alanya të Turqisë.
Sipas njoftimit të FFK-së, Kosova u shpall përfaqësuesja më e mirë e “Turkish National Cup Alanya 2023”.
Kosova fitoi ndaj Estonisë, Hong Kongut dhe Bullgarisë për t’u renditur e para në grupin B. Në grupin A e para ishte Sllovenia me dy fitore e një barazim.
Nuk ka pasur ndeshje mes fituesve të grupeve, por organizatori të martën mbrëma ka shpallur më të mirët.
Kosova u shpall më e mira, kurse kapitenja, Erëleta Memeti, u shpall lojtarja më e mirë e turneut.
Artikuj të ngjashëm