Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova fiton turneun në Turqi

Futbollistet e Kosovës e kanë fituar turneun “Turkish Women’s Cup” që të martën përfundoi në Alanya të Turqisë.

Në ndeshjen e tretë, Kosova fitoi 1:0 ndaj Indisë. Golin e shënoi lojtarja kryesore e Kosovës, Erëleta Memeti, në minutën e 92-të. Ajo dribloi disa lojtare të Indisë para se të gjuante saktë.

Kosova kishte fituar edhe ndaj Hong Kongut 1:0, ndërsa Estoninë e ka mposhtur me rezultatin 3:0.

Kosova tani është në seri prej gjashtë fitoreve. Nuk ka humbur në 11 ndeshjet e fundit, ndërsa prej tyre ka dhjetë fitore. Humbjen e fundit e pësoi në nëntor të vitit 2022. Vjet e fitoi grupin në Ligën e Kombeve dhe u gradua nga Liga C në Ligën B.

VIDEO: