Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbolli në Kashmir - mes shpresës dhe terrorit

Jammu & Kashmiri është shtet në veri të Indisë që ndryshe njihet me inicialet "J&K".

Këto dy vende që përbejnë një prej shume shteteve të Indisë, llogariteshin si parajsë në tokë, por për fat të keq tashmë disa dekada janë në hijen e armëve dhe terrorizmit. Por janë disa njerëz që refuzojnë t'i nënshtrohen kësaj situate, pasi janë të vendosur të gjejnë rrugë për të realizuar ëndrrat e tyre. Një prej tyre është i riu Shahnawaz Bashir.

Bashir është mesfushor, i cili aktivizohet te Real Kashmiri. Ky është ekipi i parë dhe i vetëm nga Jammu & Kashmiri që do të paraqitet në I-League.

Ekipi me bazë në Srinagar, qytetin më të madh të kësaj zone, është themeluar para dy vjetësh dhe këtë edicion po debuton në I-Legue. Real Kashmiri është zhvilluar me hapa të shpejtë dhe madje ka arritur që sponsor të pajisjeve ta ketë kompaninë e madhe të veshmbathjeve sportive "Adidas"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm