Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gazetarët e Kashmirit indian, cak i fushatës represive

Gazetarët në Kashmirin e kontrolluar nga India po përballen me kërcënime dhe shpesh janë zënë në përplasjet ndërmjet autoriteteve zyrtare dhe kryengritësve në rajon.

Territori i kontestuar i Himalajeve është përballur me kundërkryengritje brutale të Indisë gjatë tri dekadave të kaluara. Por situata e tyre është përkeqësuar dramatikisht prejse India ia suprimoi rajonit gjysmë-autonominë më 2019, duke e ngujuar Kashmirin nën masa të ashpra represive. Kashmiri po përballet me fushatë represive ndaj mediave dhe komunikimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetarët janë arrestuar, intervistuar dhe hetuar bazuar në ligjet e ashpra anti-terror. Nga frika e reprezaljeve, shumica e gazetarëve të mediave vendase nuk po e përballojnë dot presionin shtetëror. Tani pothuajse mungojnë krejtësisht editorialet me qëndrimet kritike. Edhe më rrallë botohen shkrime hulumtuese për abuzime shkelje të të drejtave të njeriut dhe keqpërdorimeve politike.