Gazetarët tregojnë se arkivat po zhduken nga gazetat lokale dhe se kjo po bëhet qëllimshëm për të ndryshuar historinë në rajonin e trazuar të Indisë
Për dekada me radhë mediat lokale kanë dokumentuar konfliktin në Kashmirin e administruar nga India, por kohët e fundit shkrimet kritike ndaj Qeverisë indiane me sa duket janë zhdukur nga arkivat digjitale.
Disa gazetarë nga Kashmiri i kanë thënë “Al-Jazeeras” se puna e tyre është në mesin e mijëra raporteve të lajmeve, shumë prej të cilave theksojnë abuzimet e të drejtave të njeriut nga forcat indiane të sigurisë, të cilat janë zhdukur nga arkivat digjitale të gazetave lokale.
Heshtja rreth “çështjes teknike”
Fusha për lirinë e medias është cenuar me shpejtësi në Kashmir, ku gazetarët janë përndjekur për krime, dhe financimi i reklamave të gazetave është shkurtuar që kur rajonit të diskutueshëm iu hoq statusi special nga Qeveria nacionaliste hinduse e Indisë në vitin 2019.
Disa pronarë të gazetave lokale e quajnë këtë çfarë po ndodh "çështje teknike" dhe shumë prej tyre heshtin për të, por gazetari i “Al-Jazeeras” fakton se ky është model i qëllimshëm "për të shtrembëruar historinë" dhe për të projektuar gjithçka si "të çuditshme" në Kashmir - rajon kufitar i kontestuar nga India dhe Pakistani.
Edhe
Çdo lajm mund të jetë i fundit për gazetarët në Kashmir
Mudasir Ali, 37 vjeç, ishte reporter i njohur në “Greater Kashmir”, gazetë e njohur në rajon, e themeluar në vitin 1987. Ali, i cili vjen nga distrikti Budgam i Kashmirit qendror, punoi aty nga viti 2007 deri në nëntor 2020, kur pësoi sulm në zemër dhe vdiq.
Ai ishte i njohur për lajmet e tij novatore, por pjesa më e madhe e punës së tij mungon në arkivat e gazetave. Një kërkim tregon vetëm katër shkrime të shkruara nga Ali midis 2017 dhe 2020.
"Ai kishte bërë një punë jashtëzakonisht të madhe në disa sektorë, duke përfshirë mbulimin e prodhimit të energjisë elektrike, burimet ujore në Kashmir", u ankua një nga miqtë e tij gazetarë që nuk donte të identifikohej.
“Do të kemi kohë shumë të pasigurta dhe e shoh fshirjen e arkivave si pjesë të një modeli më të madh për të heshtur jo vetëm fjalën e folur, por edhe shkrimet”, tha gazetari.

Autocensura dhe “lufta kundër kujtesës”
Në dy vjetët e fundit, gazetat lokale, të cilat ishin dritare për konfliktin në Kashmir për botën e jashtme, janë detyruar të përdorin autocensurën, pasi pronarët dhe redaktorët janë përndjekur ligjërisht nga agjencitë indiane.
Fayaz Kaloo, redaktor dhe pronar i gazetës “Greater Kashmir”, është thirrur nga agjencia më e lartë "antiterror" e Indisë - Agjencia Kombëtare e Hetimit (NIA) - disa herë.
Meqenëse gazetat lokale në rajon varen vetëm nga reklamat e Qeverisë për të ardhurat – të cilat shpesh janë ndalur nga Qeveria sipas dëshirës – shumëkush thotë se është më e lehtë për Qeverinë t'i tërheqë fijet.
“Al-Jazeera” foli me të paktën 15 gazetarë në rajon, vitet e raportimit të të cilëve janë fshirë pjesërisht ose plotësisht nga arkivat digjitale. Shumë prej tyre e quajtën përpjekje të qëllimshme të "luftës kundër kujtesës".
Junaid Kathju, gazetar në qytetin kryesor të Srinagarit, punoi gjithashtu si reporter në gazetën “Rising Kashmir” për pesë vjet deri në vitin 2021. Atij gjithashtu i është shlyer e gjithë puna në gazetë, përveç disa prerjeve të gazetave që përdori për të ruajtur fillimisht.
“Si gazetar, ju punoni për linjën e dytë. Është oksigjen për punën tuaj. Ne e morëm çështjen me organizatën dhe ata thanë se do të ngarkohet përsëri, por ka kaluar më shumë se një vit, nuk ka asgjë", tha Kathju për “Al-Jazeeran”.
“Puna jonë është zhbërë dhe fshirë sikur të mos kishim ekzistuar”.
Ashtu si Kathju, Ahmedi, i cili dha vetëm mbiemrin për të fshehur identitetin, mësoi që puna e tij mungonte në edicionin online të gazetës. Dekada të punës së tij, duke përfshirë “Rising Kashmir”, janë fshirë, thotë ai.
“Nëse duhet të aplikoj për punë ose bursë, më kërkojnë lidhjet me punën time të mëparshme, por nuk kam asgjë. Është bërë e vështirë për mua të provoj që jam gazetar”.
Ahmad thotë se ai po merr telefonata nga njerëz që shkruan opinione për gazetat pasi ata nuk mund të gjejnë më shkrimet e tyre.
"Është si ajo që Rusia u bëri çeçenëve”, tha ai. "Së pari çmontoni ato, pastaj ndërtoni një narrativë që u përshtatet atyre".
"Gazetaria është letërsi"
Edhe
Gazetarët e Kashmirit indian, cak i fushatës represive
Sameena Jan (emri i ndryshuar), 27 vjeçe, punonte në gazetën tjetër lokale “Kashmir Reader”, e cila u themelua në vitin 2012 dhe fillimisht ishte shumë kritike ndaj Qeverisë. Ajo nisi punën në vitin 2016. Gazeta, thotë ajo, i ka fshirë të gjitha shkrimet e saj që u shfaqën deri në vitin 2018.
Gjatë kryengritjes së vitit 2016 që u pasua nga vrasja e komandantit rebel, Burhan Wani, “Kashmir Reader” u ndalua për tre muaj për shkak se ishte "kritike ndaj Qeverisë indiane".
“Ndonjëherë më duhet të shkruaj për një temë të vjetër dhe nuk ka asgjë në arkiva. Fillimisht besova se mund të ishte një çështje teknike, siç arsyetohet nga gazeta, por më pas kuptova se ishte shumë më tepër se kaq", tha ajo për “Al-Jazeera”.
"Gazetaria është letërsi e nxituar, por është letërsi”.
Gazetat lokale në rajon theksuan rebelimin e armatosur që shpërtheu në vitet 1990, çështjet e të drejtave të njeriut, si vrasjet jashtëgjyqësore, zhdukjet me forcë dhe torturat, duke u bërë burimi kryesor për grupet e të drejtave të njeriut dhe studiuesit për të kronizuar ngjarjet që po shpalosen në rajon.
Por për dy vjetët e fundit gazetat janë të mbushura kryesisht me komunikata qeveritare dhe me njoftime për shtyp. Historitë që janë kritike ndaj Qeverisë dhe politikave të saj vështirë se gjejnë vend në gazeta mes një klime në rritje frike për gazetarët.
Javën e kaluar Fahad Shah, redaktor i faqes së internetit në “Kashmir Walla”, u arrestua për postimin e të ashtuquajturave përmbajtje antikombëtare në internet. Një kontribues në faqen e internetit, Sajad Ahmad Dar, ishte dënuar më parë sipas një ligji të diskutueshëm - Akti i Sigurisë Publike (PSA), sipas të cilit një person mund të burgoset deri në gjashtë muaj pa gjyq.
Në fillim të këtij muaji autoritetet mbyllën gjithashtu Klubin e Shtypit të Kashmirit, organi më i madh i pavarur i medias me më shumë se 300 anëtarë gazetarë.
Me një goditje të vetme
Një studiues 31-vjeçar i kërkimit të medias, i cili ka bërë punën e tij në gazetat lokale, tha se “gazetat lokale kanë fshirë me sukses të dhënat e të kaluarës së përgjakshme të Kashmirit me një goditje të vetme”.
“Është një goditje për korpusin e vogël, por të fortë, të shtypit të Kashmirit, i cili ka luftuar për të dëshmuar shkeljet më të këqija të të drejtave të njeriut të shkaktuara nga shteti dhe nga aktorë të tjerë joshtetërorë mbi popullin e Kashmirit, ndonjëherë me çmimin e jetës së tyre”.
Ai tha se për studiuesit që mbështeten në arkivat e mediave për të analizuar situatën e konfliktit në Kashmir, fshirja e arkivave i ka lënë "të hendikepuar".
"Kjo do të rezultonte në kërkime të shtrembëruara dhe në një histori të shtrembëruar", shtoi ai.
“Al-Jazeera” kontaktoi pronarët dhe redaktorët e tri gazetave – “Greater Kashmir”, “Rising Kashmir” dhe “Kashmir Reader” - për këtë çështje, por ata nuk pranuan të komentojnë.
Një nga administratorët në “Kashmir Reader”, megjithatë, e quajti fshirjen e arkivave "çështje teknike".
Geeta Seshu, gazetare seniore dhe bashkëthemeluese e “Free Speech Collective”, organizatë që mbron lirinë e shtypit në Indi, i tha “Al-Jazeeras”: “Fshirja e raporteve që mund të jenë të papëlqyeshme për gjendjen aktuale është jodemokratike dhe, nëse bëhet në fshehtësi, merr konotacione shqetësuese të liga”.
Ajo shtoi se në kontekstin e zonave të konfliktit si Kashmiri, “censura ogurzezë shtetërore është gjithmonë e pranishme dhe shtëpive të mediave u kërkohet vazhdimisht të dëshmojnë besnikërinë e tyre ndaj establishmentit. Të dhënat e rëndësishme të së kaluarës janë një pengesë në krijimin e këtij 'Kashmiri Naya (të ri)".
Edhe
Haradinaj: Pushteti i Kurtit po planifikon ta ngufasë lirinë e shtypit
Geeta tha se shtëpitë mediatike kanë detyrim primar përgjegjësinë para publikut.
“Gazetarët dëshmojnë, dhe mediat në tërësi shërbejnë si mbajtëse të dhënash për shoqërinë. Ato janë depo të informacionit publik. Nëse kjo përgjegjësi ndaj shoqërisë shfuqizohet, rrezikohet rëndësia e të treguarit të së vërtetës dhe e kujtesës në formësimin e narrativave”.