Policia në Kashmirin e kontrolluar nga India ka njoftuar se forcat qeveritare kanë vrarë katër militantë të dyshuar në një përleshje me armë.
Një zyrtar i lartë i Policisë ka theksuar se trupat ndaluan një kamion në periferi të qytetit Jammu pas “lëvizjes së tij të pazakontë” në një autostradë.
Derisa trupat filluan të kontrollonin kamionin, të shtënat erdhën nga brenda tij, ndaj të cilave trupat u kundërpërgjigjën, duke çuar në një përleshje me armë.
Policia ka njoftuar se katër militantë të dyshuar u vranë dhe autoritetet gjetën të paktën tetë pushkë automatike dhe disa municione nga kamioni.
Kashmiri është i ndarë midis Indisë dhe Pakistanit dhe të dy pretendojnë territorin e diskutueshëm në tërësinë e tij. India këmbëngul se militantët e Kashmirit janë terrorizëm i sponsorizuar nga Pakistani.
Pakistani e mohon akuzën dhe shumica e banorëve të Kashmirit e konsiderojnë atë një luftë legjitime për liri.
-
Të paktën nëntë të vdekur pas një sulmi të armatosur në Indi
-
Katër civilë të vrarë në një sulm në Kashmir të Indisë
-
Raportohet për shpërthime pak pas arritjes së marrëveshjes për armëpushimin Indi-Pakistan
-
Të paktën 13 civilë të vrarë në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani
-
Ushtria indiane njofton për sulme të Pakistanit në kufirin perëndimor