Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kashmiri jeton me klubin e veçantë të futbollit

Para ndonjë ndeshjeje si mysafir, Mohammed Hammad telefononte nënën e vet në Srinagar në Kashmirin e administruar nga India dhe i kërkonte asaj të lutej për skuadrën, Real Kashmirin.

Real Kashmiri është një klub futbolli në qytet, ngritja e mrekullueshme për tre vjet e të cilit ka bërë krenarë të gjithë në Kashmirin që janë të çmendur pas futbolli.

Të shtunën, skuadra po luante me Goa FC në stadiumin në Kalyani në periferi të Kalkutës, në një ndeshje të rëndësishme, por ai nuk e telefonoi nënën. Më saktësisht nuk ishte në gjendje të bënte këtë.

"Për shkak të bllokimit të komunikimit, unë nuk pata mundësi ta telefonoj dhe t'i them të lutet për ne. Si të gjithë të tjerët, ajo është e burgosur brenda shtëpisë së saj. Nuk e di madje edhe nëse familja ime ka mjaftueshëm bukë apo medikamente", ka thënë Hammad... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)