Gjyshja e saj kurrë nuk donte që ajo të luante futboll, kështu që babai i 11-vjeçares Liu Chang e dërgonte në stërvitje fshehurazi. Kina është kualifikuar për Kampionatin Botëror të femrave që mbahet muajin tjetër në Francë.
Për Kinën kjo është hera e shtatë që do të marrë pjesë në tetë edicionet e kësaj ngjarjeje. Është një rekord që ekipi i meshkujve i Kinës mund vetëm ta ëndërrojë, transmeton Koha Ditore.
Por, pavarësisht kësaj, futbolli i femrave në Kinë po vuan për njohje. Futbolli i femrave në këtë shtet është tërësisht nën hijen e atij të meshkujve, pavarësisht sukseseve dhe rekordeve që i kanë futbollistet.
"Kina ka shumë femra, por të gjitha nuk luajnë futboll", thotë Qian Hui, i cila është përgjegjëse për zhvillimin e futbollisteve në Shanghai. "Mendoj se vajzat që i përzgjedh nuk janë më të mirat, pasi të mirat nuk duan gjithmonë të përzgjidhen. Ato nuk lejohen nga familja, por gjithashtu ankohen se edhe futbolli i femrave nuk ka popullaritet në vendin tonë".
Qian pothuajse për çdo javë viziton shkolla fillore për të gjetur talente të reja. Ajo është e specializuar në futbollin e femrave dhe së fundi ka gjetur Liu Changun...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Lojërat Olimpike largojnë vëmendjen nga gjendja e çuditshme e futbollit kinez
-
Pse një superfuqi si Kina dështon në sportin më të popullarizuar në botë?
-
Pas Olimpiadës, Kina synon organizimin e Botërorit në futboll
-
Kina urdhëron futbollistët t’i largojnë tatuazhet “për të dhënë shembull të mirë për shoqërinë”
-
Kina kthehet kah lojtarët e natyralizuar për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botëror