Pas dy barazimeve e dy disfatave në stinorin pranveror, Fushë Kosova ka arritur që ta marrë tri pikë të mëdha ndaj Dritës në luftën për mbijetesë në Superligë.
Fushë Kosova mposhti Dritën me rezultatin 1:0 në “Sami Kelmendi” në Lipjan të shtunën, në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e fitores e shënoi Sinan Sinanoviq në minutën e 87-të.
Për Dritën ishte humbja e parë pas tri fitoreve të njëpasnjëshme. Në stinorin pranveror, Drita e ka edhe një disfatë nga Llapi.
Drita me këtë humbje mbetet prapa në luftën për titull kampioni.
Tani ka 43 pikë në vendin e tretë, katër më pak se Llapi i vendit të dytë, dhe pesë më pak se Ballkani lider.
Edhe
Drita i afrohet titullit dhe largon Prishtinën nga zona e Evropës
Fushë Kosova në vendin e nëntë, përkatësisht të parafundit, ka 15 pikë.
Drita në mesjavë do të jetë e angazhuar me lojë në Kupën e Kosovës. Në çerekfinale luan kundër Dukagjinit.
Në xhiron e 24-t të Superligës, Fushë Kosova luan në udhëtim te Dukagjini ndërsa Drita zhvillon derbin me Prishtinën.