Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita i afrohet titullit dhe largon Prishtinën nga zona e Evropës

Besnik Krasniqi

Liderja e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, i është afruar edhe më shumë mbrojtjes së titullit të kampionit pas fitores 1:0 ndaj Prishtinës të mërkurën pasdite.

Golin që vendosi derbin e javës së 31-të të elitës së futbollit kosovar, e realizoi sulmuesi i Dritës, Blerim Krasniqi.

Sulmuesi Krasniqi realizoi nga afërsia pas asistimit të Liridon Balajt në minutën e 83-të.

Me fitore, Drita është forcuar në pozitën e parë me 60 pikë.

Prishtina mbetet në vendin e katërt, katër pikë larg vendit të tretë të cilën e mban Malisheva me 49 pikë pas fitores 3:1 ndaj Gjilanit. Për Prishtinën ishte humbja e parë pas katër barazimeve rresht.

Edhe Gjilani mposht kampionen në derbin lokal Futboll Gjilani mposht kampionen në derbin lokal

Pozita e tretë siguron edicionin e ardhshëm paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar.

Lexo përditësimet tjera
superliga

Drita, Malisheva e Llapi shënojnë fitore