Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, Tyson Fury, thotë se është shumë i lënduar që Anthony Joshua pësoi humbje nga Oleksandr Usyk.
Usyk e mposhti Joshuan të shtunën në stadiumin e Tottenhamit, në luftën për titujt WBA, IBF dhe WBO në peshën e rëndë. Titulli tjetër i madh në boks, ai WBC është në pronë të Furyt.
Ishte paraparë të organizohej lufta mes Furyt e Joshuas për unifikim të gjithë titujve të mëdhenj, por ky duel u shty pasi që gjykata në maj urdhëroi Furyn që të përballej me Deontay Wilderin.
Në anën tjetër Joshua vendosi të mbronte titujt kundër Usykut.
Fury do të përballet me Wilderin më 9 tetor në Las Vegas.
“A e kam shikuar luftën Joshua – Usyk? Po. A u lëndova se Usyk fitoi? Po. Po shpresoja që Joshua të fitonte atë luftë, por nuk mundi, dhe kjo është punë e imja kjo. Gjëja e vetme që më shqetëson është fitorja ndaj Deontay Wilderit dhe ai është më i rrezikshmëri në peshën e rëndë. Në mendimin tim, Wilderi e mposht Joshuan dhe po ashtu Usykun, e me komoditet edhe gjithë tjerët në peshën e rëndë, por nuk mund të më mposhtë mua”, ka thënë Wilder.