Arsenali ka bërë tjetër hap të gabuar në garën për titull në Premier League.
Të dielën, Arsenali humbi 2:1 nga Fulhami. Fulhami ishte vendas në ndeshjen e xhiros së 20-të të kampionatit anglez.
Arsenali tani është i katërti me 40 pikë, dy më pak se Liverpooli e Aston Villa.
Liverpooli ka një ndeshje më pak të luajtur. Të hënën mbrëma Liverpooli luan me Newcastlen.
Fulhami me fitore doli në vendin e 13-të me 24 pikë.
Arsenali kaloi në epërsi që në minutën e pestë.
Edhe
Arsenali s’heq dorë nga titulli, forcon goldiferencën
Bukayo Saka shënoi për 1:0, por që nuk ishte e mjaftueshme.
Raul Jimenez barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 29-të.
Golin e fitores për Fulhamin e shënoi Bobby De Cordova-Reid në minutën e 59-të.