Skuadra e Eintracht Frankfurtit ka vendosur të mbajë portierin Kevin Trapp, të cilin e ka huazuar para fillimit të këtij edicioni nga PSG-ja.
Mediumet gjermane kanë raportuar të martën se Frankfurti ka vendosur të paguajë tetë milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Trappit. Portieri 28-vjeçar, këtë edicion ka nëntë paraqitje me ekipin gjerman kurse me PSG-në ka kontratë deri në vitin 2020, transmeton koha.net.
"Përfundimisht duam të mbajmë Kevinin dhe shumë shpejtë do të zyrtarizojmë marrëveshjen", ka thënë drejtori sportiv i Frankfurtit, Bruno Hubner.