Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacioni zyrtar i Gjilanit ndaj Progresit

Skuadra e Gjilanit do të luajë me formacionin 4-2-3-1 kundër Progres Niederkornit.

Ndeshja kthyese nis në orën 20:00, dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Dueli i parë në Luksemburg përfundoi me rezultatin 2:2. 
Të dy golat për Gjilanin i shënoi Arbnor Ramadani, nga penalltia. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në portë, do të jetë portieri Angjelo Tafas. 

Në mbrojtje do të luajnë Yll Hoxha, Egzon Sinani, Granit Jashari dhe Përparim Islami. 

Në mesin e fushës janë kapiteni Besar Musolli dhe Arbnor Ramadani. 

Edison Kqiku, Elton Cale dhe Baton Zabërgja do të jenë në mbështetje të sulmuesit Atdhe Rashiti.