Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Forma e mirë e lojtarëve kosovarë në Evropë, pozitive për Kosovën

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes si kurrë më parë do ta ketë të vështirë të vendosë për vijën e parë të sulmit në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës dhe atë kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Bullgarisë.

Kjo, për faktin se në javët e fundit futbollistët e Kosovës kanë treguar formë të lartë në klubet e tyre.

Formën më të lartë pa dyshim se po e kalon Milot Rashica, i cili pas dy golave të realizuar javën e kaluar, këtë fundjavë shënoi edhe një gol në fitoren e Werder Bremenit përballë bayer Leverkusenit, raporton KTV. Rashica shënoi golin e dytë në fitoren 3:1 dhe për të ishte edhe i shtati në 18 paraqitje në Bundesligë.

Edhe sulmuesi tjetër Vedat Muriqi, javën e kaluar shënoi dy gola në Superligën e Turqisë, kurse në këtë fundjavë shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e Rizesportit me rezultatin 2:0. Në 26 paraqitje, sulmuesi nga Prizreni ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar shtatë herë.

Një gol dhe një asistim pati edhe Atdhe Nuhiu në “Championshipin” e Anglisë. Dy mintuta pasi u inkuadrua në fushë shënoi golin e dytë, kurse asistoi edh në golin e tretë në fitoren e Sheffield Wednesday kundër Blacburnit me rezultatin 4:2.

Edhe Forma e lartë e sulmuesve ia vështirëson përzgjedhjen Challandesit Sport Forma e lartë e sulmuesve ia vështirëson përzgjedhjen Challandesit

Si goli ashtu edhe asistimi, për Nuhiun ishin të parët këtë vit dhe në momentet më të mira para ndeshjeve të Kosovës.

Me një gol dhe një asistim e mbylli ndeshjen edhe Benjamin Kololli. Ai shënoi shënoi dhe asistoi në fitoren e Zuerichut kundër Xamaxit me shifrat, 2:1. Për Kolollin ishte goli i nëntë dhe asistimi i gjashtë në 23 paraqitje në elitën e futbollit zviceran.

Paraqitje të mirë pati edhe i rikthyeri te Kosova, Bersant Celina. Ai shënoi një gol në çerekfinale të “FA Cup” kundër ish-skuadrës së tij, Manchester Cityt. Celina shënoi për 2:0, por City në fund fitoi ndeshjen me rezultatin 3:2.

Jo vetëm Rashica shënoi në Bundesligë. Gol për Wolfsburgun që fitoi 5:2 ndaj Dusseldorfit, realizoi edhe Admir Mehmedi, i cili gjithashtu është rikthyer te Zvicra.

Edhe Adnan Januzaj shënoi golin e vetëm në barazimin e Real Sociedadit ndaj Levantes me rezultatin 1:1, në kuadër të La Ligës spanjolle.

Në Zvicër shkëlqyen edhe Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani, përcjell KTV. Ky i fundit asistoi në golin e parë të shënuar nga Pajtim Kasami derisa asistues ishte edhe në golin e dytë në fitoren e Sionit ndaj Grasshoppersit, 2:0.

Edhe Fundjavë me gola dhe asistime për futbollistët e Kosovës Sport Fundjavë me gola dhe asistime për futbollistët e Kosovës

Në Kroaci, Muzafer Ejupi shënoi golin e vetëm për Osijekun, që humbi nga Rijeka me rezultatin 3:1.

Në liga të ndryshme të Evropës, nga shqiptarët gjithsej u shënuan nëntë gola dhe katër asistime.