Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Foden refuzon kontratën e re të Cityt

Foden

Phil Foden ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt për vazhdimin e kontratës.

Sulmuesi anglez nuk është pajtuar me kushtet e ofruar nga “Qytetarët”.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit i kanë ofruar kontratë gjashtëvjeçare me pagë prej 150 mijë funtesh në javë.

Por 22-vjeçari për të vazhduar kontratën ka kërkuar pagë prej 200 mijë funtesh në javë.

Krerët e Cityt do të vazhdojnë negociatat për të gjetur një marrëveshje me yllin anglez.

Kontrata aktuale Fodenit i skadon në vitin 2024.