Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Foden do të mbetet te Manchester City

Manchester City po synon t’ia rinovojë kontratën mesfushorit Phil Foden.

Sipas “Fabrizo Romanos”, bashkëpunimi në mes të palëve pritet të vazhdojë deri në vitin 2027.

Trajneri Pep Guardiola u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se e sheh anglezin si pjesë shumë të rëndësishme të projektit të tij.

City do t’i ofrojë rritje të pagës lojtarët për ta bindur që të mbetet në “Etihad”.

Kontrata aktuale i skadon Fodenit në vitin 2024.

21-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Artikuj të ngjashëm