Flamuri provokues i serbëve për të cilin Federata serbe mori dënim nga FIFA, është shfaqur edhe në një ndeshje të Euroligës së basketbollit.
Milani arriti që të fitojë ndaj Crvena Zvezdës me rezultatin 71:67 në Beograd të enjten mbrëma.
Në shkallët e tribunave, i pranishëm ishte edhe flamuri provokues i serbëve që ishte shfaqur në zhveshtore të Serbisë para ndeshjes me Brazilin, ku mbi hartën e Kosovës shkruante “Nuk ka dorëzim”, në gjuhën serbe.
Serbia është në procedurë disiplinore nga FIFA edhe për gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet raciste të ekipit serb dhe tifozëve në drejtim të shqiptarëve të Zvicrës, Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.