Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Dënohet Serbia

UEFA

Foto: Associated Press

UEFA ka vendosur të mërkurën të dënojë Federatën e Futbollit të Serbisë lidhur me shkeljet e bëra në ndeshjen e Serbisë me Anglinë në Euro 2024.

Konfederata Evropiane ia ka ndarë dy gjoba federatës serbe dhe njëra ka të bëjë me flamujt provokues të shfaqur në stadium në humbjen 1:0 nga Anglia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndër të tjera, tifozët serbë kishin shfaqur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

Ka pasur edhe thirrje anti-shqiptare.

Federata kosovare e futbollit paraqiti ankesë zyrtare dhe UEFA mori vendimet. 

Për hedhje të gjësendeve, Federata serbe është gjobitur me 4500 euro. Ndërkohë 10 mijë euro federata serbe duhet t’i paguajë për shfaqjen e mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarjet sportive. Me shumë gjasë bëhet fjalë për flamurin mbi hartën e Kosovës.