Sudani Jugor ka dëshmuar se i takon skenës botërore, duke shënuar fitoren e parë në Botërorin e basketbollit. Të hënën, Sudani Jugor fitoi ndaj Kinës me rezultat 89:69 për të mbajtur gjallë shpresat për kalim në raundin e dytë.
Ndeshja i takoi grupit B.
Sudani Jugor në ndeshjen e parë kishte pësuar 101:96 nga Porto Riko, pas kohës shtesë. Të hënën dominoi plotësisht ndaj kinezëve për fitoren historike. Sudani Jugor është formuar si shtet në vitin 2011 dhe është pranuar në FIBA në vitin 2013. Për herë të parë po luan në Kupën e Botës në basketboll. Carlik Jones ishte më i miri te Sudani Jugor me 21 pikë e gjashtë asistime. 16 pikë i kishte Kuany Ngor Kuany. Kaier Le u dallua te Kina me 22 pikë e pesë kërcime. Kina e pësoi humbjen e dytë. Po të hënën, Kepi i Gjelbër fitoi 81:75 ndaj Venezulës.
-
Kongo mposht Uzbekistanin dhe shkruan histori
-
Afrika e Jugut befason Korenë e Jugut, mëson kundërshtarin në fazën nokaut
-
Një fitore e një humbje për basketbollistët ndaj Arabisë Saudite
-
Shumë histori për Japoninë brenda një ndeshjeje
-
Uniteti i ekipit solli fitoren e parë për Korenë e Jugut në Botëror