Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e vështirë e Barçës në prag të “El Clasicos”

Barcelona e ka fituar me shumë mund ndeshjen në shtëpi përballë Valladolidit me golin e shënuar në minutën e fundit nga Ousmane Dembele.

Me golin e Dembeles, Barcelona ka mbajtur hapur garën për titull të kampionit në Spanjë me Atletico Madridin dhe Real Madridin.

Me fitoren e arritur, Barcelona i është afruar në një pikë Atletico Madridit që kryeson me 66 pikë, derisa Real Madridi zë vendin e tretë me 63 pikë.

Barcelona më 10 prill do të përballet kundër Real Madridit në “El Clasico”.

Artikuj të ngjashëm