Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e rëndësishme e Gjilanit në garë për mbijetesë

(E përditësuar - 14:49) - Gjilani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të mërkurën. Gjilani mposhti Lirinë e Prizrenit me rezultatin, 3:0.

Ndeshja u zhvillua në fushën me bari sintetik në Gjilan dhe i takoi javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Elvedin Heriq realizoi golin e parë në minutën e 8-të, kurse të dytin marko Roganoviq. Ai shënoi në minutën e 46-të për 2:0, ndërsa golin e tretë e shënoi Edi Basha në minutën e 85-të.

Gjilani zë vendin e tetë me 25 pikë, kurse Liria e fundit me dhjetë pikë.


(E përditësuar 14:20) - Gjilani shënon edhe golin e dytë

Marko Roganoviq e ka shënuar golin e dytë për Gjilanin në ndeshjen ndaj Lirisë.

Ai shënoi për 2:0 në minutën e 46-të. Golin e parë e shënoi Elvedin Heriq në minutën e 8-të.

Edhe Gjilani nuk lejon befasi Sport 1 muaj më parë Gjilani nuk lejon befasi

13:52 - Epërsi minimale e Gjilanit ndaj Lirisë

Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1:0 kundër Lirisë së Prizrenit. Kjo ndeshje po luhet në fushën me bari sintetik në Gjilan.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Elvedin Heriq në minutën e 8-të të ndeshjes që i takon javës së 25-të të Superligës në futboll.