Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjilani fiton dhe ngrihet në vendin e tretë

Gjilani

Me fitoren 3:2 të mërkurën ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”, Gjilani është ngritur në pozitën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja Llapi – Gjilani i takoi xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani është gjashtë pikë prapa Ballkanit e Dritës që mbajnë pozitat një dhe dy.

Nga pozita e tretë në pozitën e katërt ka rënë Prishtina me 38 pikë.

Ndeshja ishte dramatike deri në fund.

Edhe Gjilani mposht Llapin për fitoren e tretë rresht Futboll Gjilani mposht Llapin për fitoren e tretë rresht

Gjilani në minutën e dhjetë e shënoi golin e epërsisë 1:0 nëpërmjet Oltion Bilallit.

Katër minuta para fundit të pjesës së parë Edon Sadriu shënoi golin e barazimit 1:1.

Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi i Gjilanit, Senad Jaroviq.

Ai ishte i saktë në minutën e 54-t nga penalltia të cilën e siguroi vet pas një dueli me Bujar Idrizin e Llapit, që zë vendin e shtatë me 29 pikë. 29 pikë i ka edhe Ferizaj.

Gjilani më pas shënoi edhe golin e tretë. Golin për 3:1 e shënoi e shënoi Blerind Morina në minutën e 71-të. Ishte supergol nga Blerind Morina.

Llapi deri në fund të ndeshjes arriti t’i shënoj edhe një gol Gjilanit.

Edhe Fitorja nuk mjafton, Llapi në barazh Sport Fitorja nuk mjafton, Llapi në barazh

Golin për 3:2 nga penalltia e shënoi Muhamet Hyseni në minutë ne 82-të.

Penalltinë e shkaktoi Lorik Boshnjaku. Ai preku topin me dorë në zonë.

Lexo përditësimet tjera
FFK Futbolli ilustrim superliga

Fitojnë Ballkani, Drita e Gjilani

Prishtina e Re 0:1 BallkaniDrita 2:1 DukagjiniLlapi 2:3 Gjilani