Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Prishtina e Re 0:1 Ballkani

Drita 2:1 Dukagjini

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Llapi 2:3 Gjilani

Llapi shënon golin e dytë ndaj Gjilanit

4 min. më parë / 18 mar 2026 14:43
Llapi

Llapi ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Gjilanit. Golin për 3:2 nga penalltia e shënoi Muhamet Hyseni në minutë ne 82-të.

Penalltinë e shkaktoi Lorik Boshnjaku. Ai preku topin me dorë në zonë.

Gjilani i afrohet fitores ndaj Llapit

15 min. më parë / 18 mar 2026 14:32
Gjilani

Gjilani ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen ndaj Llapit në Podujevë.

Golin për 3:1 e shënoi e shënoi Blerind Morina në minutën e 71-të. Ishte supergol nga Blerind Morina.

Zhbllokohet rezultati në ndeshjen Prishtina e Re – Ballkani

19 min. më parë / 18 mar 2026 14:28
Ballkani

Bleart Tolaj ka kaluar në epërsi 1:0 skuadrën e tij Ballkanin në ndeshjen kundër Prishtinës së Re.

Tolaj shënoi golin për 1:0 në minutën e 68-të.

Drita rikthen epërsinë, shënon Tusha

25 min. më parë / 18 mar 2026 14:22
Drita

Drita ka shënuar golin e dytë ndaj Dukagjinit të Klinës.

Golin e epërsisë së dytë të Dritës e shënoi Veton Tusha. Tusha golin për 2:1 e shënoi me kokë në minutën e 63-të.

Gjilani sërish në epërsi ndaj Llapit

32 min. më parë / 18 mar 2026 14:15
Gjilani

Gjilani ka shënuar golin e dytë ndaj Llapit.

Golin për 2:1 për gjilanasit e shënoi sulmuesi Senad Jaroviq.

Ai ishte i saktë në minutën e 54-t nga penalltia të cilën e siguroi vet pas një dueli me Bujar Idrizin e Llapit.

Mbyllen baras pjesët e para të xhiros së 25-të

56 min. më parë / 18 mar 2026 13:50
ballkani

Kanë përfunduar baras pjesët e para të tei ndeshjeve të xhiros së 25-të të Superligës në futboll.

Drita luajti në pjesën e parë 1:1 me Dukagjinin. 1:1 përfundoi edhe pjesa e parë e ndesjes Llapi - Gjilani.

Prishtina e Re - Ballkani nuk dha gola gjatë pjesës së parë.

Llapi barazon rezultatin, shënon Sadriu

1 o. më parë / 18 mar 2026 13:45
Llapi

Edon Sadriu në minutën e 41-të shënoi golin e barazimit 1:1 për Llapin ndaj Gjilanit.

Barazohet rezultati në Gjilan

1 o. më parë / 18 mar 2026 13:43
Dukagjini

Dukagjini ka barazuar rezultatin në 1:1 kundër Dritës.

Golin e barazimit e shënoi Hekuran Berisha në minutën e 40-të.

Drita shënon golin e parë

1 o. më parë / 18 mar 2026 13:22
Drita

Besnik Krasniqi ka shënuar gol me kokë në ndeshjen ndaj Dukagjinit.

Ai realizoi për 1:0 në minutën e 18-të.

Ndeshja po luhet në Gjilan.

Gjilani në epërsi ndaj Llapit

1 o. më parë / 18 mar 2026 13:14
SC Gjilani

Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në Podujevë.

Golin për Gjilanin në minutën e dhjetë e shënoi Oltion Bilalli.