Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e rëndësishme e Arsenalit

Arsenali ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Premier League.

Të dielën, Arsenali fitoi 2:0 ndaj Brightonit, me golat e pjesës së dytë. Gabriel Jesus shënoi për 1:0 në minutën e 53-të, ndërsa Kai Havertz shënoi golin e dytë në minutën e 87-të. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të kampionatit anglez.

Arsenali i ka 39 pikë në krye të tabelës.

Brightoni është i nënti me 26 pikë. Po të dielën, West Hami fitoi 3:0 ndaj Wolvesit.