Trajneri i ri i Evertonit, Sean Dyche, ka shënuar një nisje të përkryer me skuadrën e re. Evertoni të shtunën mposhti liderin e Premier Leagues, Arsenalin, 1:0, në ndeshjen e xhiros së 22-të.
Dyche u emërua trajner i Evertonit të hënën pas largimit të Frank Lampardit, i cili u shkarkua dhe e la skuadrën në zonën që dërgon një rang më poshtë në futbollin anglez.
Megjithatë, Evertoni në “Goodison Park” të shtunën, e regjistroi fitoren e parë në 11-të ndeshje në të gjitha garat.
Mbrojtësi James Tarkoëski shënoi golin e fitores pas një ore lojë. Evertoni pati më shumë shanse të krijuara në këtë ndeshje, por vetëm një gol u realizua në gjithë ndeshjen.
Tek Arsenali në gjithë ndeshjen luajti Granit Xhaka.
Arsenali, megjithatë, mbetet lider në elitën e futbollit anglez, edhe pas kësaj xhiroje me 50 pikë në 20 ndeshje. Evertoni ka 18 pikë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar.