Sigal Prishtina ka udhëhequr me 11 pikë në fund të pjesës së parë. Por në fund ka pësuar humbje të lartë.
Prishtina të dielën mbrëma luajti si vendase me kampionin aktual, Golden Eagle Yllin. Pësoi me rezultat 86:68.
Ndeshja i ka takuar xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll. 40:29 në të mirë të Prishtinës ishte rezultati në minutën e 20-të.
Por në dy çerekët e fundit, suharekasit ishin bindës dhe në fund fituan me 18 pikë dallim.
Çerekun e tretë Ylli e fitoi me rezultatin 26:10, ndërsa të fundit me rezultat 29:18.
Edhe
Ylli shënon fitore të rëndësishme ndaj Borës
Valon Bunjaku ka udhëhequr Yllin drejt fitores. Ai ndeshjen e mbylli me 21 pikë, tri kërcime e katër asistime.
Fundori Bunjaku i kishte tetë topa të rrëmbyer. Henrik Shirko ndeshjen e përfundoi me 19 pikë e gjashtë kërcime.
Ismet Sjefiq realizoi 13 pikë e dhjetë kërcime. Te Prishtina u dallua Rrezart Memedi me 18 pikë.
Dustin Thomas i kishte 13 pikë e tetë kërcime, kurse Dardan Berisha realizoi 13 pikë e shtatë asistime.
Për Yllin është fitorja e pestë rresht në Superligë. Fillimisht i kishte katër humbje. Njërën prej tyre e kishte nga Prishtina në Suharekë, 77:56.
Ylli tani është i dyti me 14 pikë.
Për Prishtinën është humbja e dytë rresht dhe e katërta gjithsej. I ka edhe pesë fitore dhe me 14 pikë renditet e treta.
Edhe
Bashkimi me fitore shumë të thellë ndaj Yllit
Ylli pos në Superligë po paraqitet çdo javë edhe në FIBA Europe Cup. Po ashtu do të paraqitet në Ligën Unike.
Ndërkohë Prishtina pret të paraqitet edhe në ENBL Ligën. Por Prishtina ende nuk e ka gjetur formën që e synon për këtë edicion.