Sport

Basketboll, Ylli mposht edhe Prishtinën

Kroati Henrik Shirko ka shënuar 29 pikë për ta udhëhequr Golden Eagle Yllin drejt edhe një fitoreje të rëndësishme. Ylli të dielën mbrëma në Suharekë e mposhti Sigal Prishtinën me rezultatin 85:79. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Shirko ishte më i miri i ndeshjes. Ai shtoi edhe pesë kërcime e katër asistime. Aj Sumbry kontribuoi te Ylli me 19 pikë e tetë kërcime, ndërsa Erjon Kastrati shtoi 20 pikë e gjashtë asistime.

Te Prishtina u dallua Jan Palokaj me 13 pikë e nëntë kërcime. Kenneth Brown ndeshjen e mbylli me 27 pikë.

Ylli është lider me 32 pikë. Prishtina i ka 27 pikë në mesin e tabelës.