Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fischer largohet nga Union Berlini pas 14 ndeshjeve pa fitore

Ursc Fischer është larguar nga posti i trajnerit tek Union Berlini pas serisë prej 14 ndeshjeve pa fitore, ku përfshihen 13 disfata.

Fischer ka qenë në krye të Union Berlinit prej korrikut të vitit 2018.

Trajneri zviceran udhëhoqi skuadrën në edicionin e parë të Bundesligës, para se Unioni të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.

Trajneri i skuadrës U19 të Union Berlinit, Marco Grote, do të jetë në krye të ekipit përkohësisht.

51-vjeçari do ta ketë për asistente trajneren Marie-Louise Eta.

Eta do të jetë asistentja e parë në histori të Bundesligës gjermane.