Trajnerja e parë e një ekipi të Bundesligës gjermane, Marie-Louise Eta, e ka nisur me humbje debutimin historik.
Eta në krye të Union Berlinit, u mposht në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Wolfsburgut të shtunën, në xhiron e 30-të të elitës gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPatrick Wimmer dhe Xhenan Pejçinoviq i shënuan golat e fitores për Wolfsburgun, kurse Oliver Burke shënoi për vendësit.
Union Berlini i ka 32 pikë por vazhdon garën për mbijetesë.
Wolfsburgu me fitore ka bërë hap të madh drejt mbijetesës. Tani i ka 24 pikë në vendin e parafundit, dy më pak se St. Pauli që është i 16-ti, në zonën e barazhit.