Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka thënë se skenat që kanë çuar në pezullimin e ndeshjes eliminatore të Botërorit 2022 mes Brazilit e Argjentinës janë për keqardhje. Ka thënë se ato skena kanë ndaluar “miliona tifozë” që të shijojnë lojën.
Ndeshja e të dielës mbrëma ishte ndërprerë pas vetëm pesë minutave, kur autoritetet shëndetësore braziliane ishin futur në fushë, duke kërkuar largimin e tre lojtarëve argjentinasë që luajnë në Premier League, duke thënë se ata kanë thyer protokollet antiCOVID, pasi është dashur të karantinohen.
FIFA ka thënë se ka marrë raportet e para nga referët dhe delegati, ndërsa do të analizohen nga organet kompetente.
“FIFA ndjen keqardhje për skenat që çuan në pezullimin e ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës për eliminatoret për Botërorin 2022, që parandaloi miliona tifozë nga shijimi i ndeshjes mes dy përfaqësueseve më të rëndësishme në botën e futbollit. Raportet e para të zyrtarëve janë dërguar te FIFA. Informatat do të analizohen nga organet kompetente dhe një vendim do të merret së shpejti”, thuhet nga FIFA.
-
FIFA anulon ndeshjen kualifikuese mes Brazilit e Argjentinës
-
Brazili refuzon të luajë ndeshjen kualifikuese ndaj Argjentinës
-
FIFA insiston që të luhet ndeshja kualifikuese mes Brazilit e Argjentinës
-
FIFA merr vendim për ndeshjen e ndërprerë mes Brazilit e Argjentinës
-
Autoritetet shëndetësore ndërpresin ndeshjen eliminatore Brazil – Argjentinë