Brazili ka këmbëngulur se nuk do të luajë ndeshjen e pezulluar kualifikuese të Kupës së Botës “Katari 2022” kundër Argjentinës muajin e ardhshëm, duke argumentuar se rreziqet janë shumë të larta përpara turneut në Katar.
Ndeshja kualifikuese gati një vit më parë në Sao Paulo u ndërpre nga zyrtarët vendas të shëndetësisë pas gjashtë minutash për shkak të protokolleve COVID-19 në lidhje me katër lojtarë argjentinas.
FIFA gjobiti organet e futbollit të dy vendeve dhe kërkoi që ndeshja të luhej. Federata e Futbollit të Brazilit dhe Argjentinës e çuan çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, e cila pritet të vendosë më vonë këtë muaj.
Ndeshja do të luhet në shtator, por FIFA nuk ka caktuar një datë.
Përzgjedhësi i Brazilit, Tite nuk dëshiron të luajë ndeshjen për shkak të rrezikut nga lëndimet, pezullimet dhe një bojkoti të mundshëm nga argjentinasit, sipas presidentit të konfederatës braziliane Ednaldo Rodrigues.
Edhe
FIFA anulon ndeshjen kualifikuese mes Brazilit e Argjentinës
Mediat braziliane kanë raportuar se “Selecao” preferon të luajë dy miqësore në Evropë. Brazili dhe Argjentina u kualifikuan në Botërorin e Katarit që nis në fund të nëntorit, pavarësisht rezultatit të asaj përballjeje të pezulluar.
Në Katar, Brazili është në grupin G me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin. Argjentina është në Grupin C me Meksikën, Poloninë dhe Arabinë Saudite.