Sport

Brazili do të luajë miqësore me Japoninë para Botërorit

brazili, japonia, sporti, futboll

Përfaqësuesja e Brazilit do të luajë ndeshje miqësore kundër Japonisë në kuadër të përgatitjeve për kampionatin botëror “Katari 2022”. Federata e Futbollit e Brazilit, të mërkurën konfirmoi se miqësorja kundër Japonisë do të luhet në Tokio, më 6 qershor.

Po ashtu Brazili ka planifikuar të luajë edhe një miqësore kundër Argjentinës në Melbourne të Australisë pesë ditë më vonë.

Në Botërorin e këtij viti Brazili bën pjesë në Grupin G së bashku me Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse Brazili dhe Argjentina do të luajnë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës e paraparë të luhet në shtator, por që u ndërpre për shkak se disa prej lojtarëve argjentinas kishin shkelur protokollet e COVID-19.