Barcelona do të luajë ndeshje parasezonale në Japoni ndonëse miqësorja ndaj Vissel Kobes fillimisht u anulua për “shkelje kontraktuale”.
Barcelona ka thënë se skuadra do të udhëtojë në Japoni për të luajtur miqësoren ndaj Vissel Kombes të dielën.
Klubi ka shtuar se janë zgjidhur të gjitha problemet e parapara në kontratë.
Pas Japonisë, Barcelona planifikon të luajë në Korenë e Jugut ndaj Seoulit më 31 korrik dhe ndaj Daegut më 4 gusht.
Njësoj si shumë klube të tjera të mëdha, Barcelona, e cila ka pasur telashe të mëdha financiare së fundmi, i shfrytëzon miqësoret jashtë vendit për të fituar para shtesë.