Barcelona ka anuluar një miqësore parasezonale në Marok për shkak të krizës kufitare në Ceuta.
Kampionia e Spanjës është dashur të përballet me skuadrën Ittihad Riadi Tanger në Marok më 15 gusht, si pjesë e përgatitjes për edicionin e ri.
BBC ka raportuar se ndeshja u anulua për shkak të situatës në Ceuta.
Skuadra e Hansi Flick e fillon mbrojtjen e titullit më 23 gusht ndaj Elches.