Sport

Autoritetet shëndetësore ndërpresin ndeshjen eliminatore Brazil – Argjentinë

Autoritetet shëndetësore braziliane kanë hyrë në fushë dhe kanë ndërprerë ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022 mes Brazilit e Argjentinës, duke tentuar që të largonin nga fusha disa lojtarë të Argjentinës, për shkelje të protokollit antiCOVID.

Gazeta “Clarin” ka raportuar se është tentuar të largoheshin nga loja katër lojtarët Emiliano Martinez, Cristian Romero, Emiliano Buendia e Giovani Lo Cleso, që luajnë në Premier League të Anglisë. Ngjarja ndodhi pas pesë minutave lojë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se katërshja e Premier Leagues nuk ka kryer karantinën e detyrueshme. Autoritetet kanë akuzuar katërshen argjentinase për falsifikim të dokumenteve.  

Skuadrat kanë shkuar në zhveshtore. Argjentina ka refuzuar të vazhdojë ndeshjen nën këto rrethana, ndërsa ndeshja raportohet se është pezulluar. 

"Asnjëri nuk na ka informuar ne", ka thënë seleksionuesi i Argjentinës, Lionel Scaloni.