Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Argjentina i kthehet fushës për stërvitje

Përfaqësuesja e Argjentinës në futboll u është kthyer stërvitjeve të enjten për ndeshjen kualifikuese të Botërorit kundër Bolivisë.

Këto përgatitje vijnë pas pezullimit të duelit në mes të Argjentinës dhe Brazilit të dielën.

Autoritetet shëndetësore të Brazilit hynë në fushë pak minuta pas nisjes së duelit për t’i larguar katër lojtarë nga fusha, të cilët ishin të akuzuar për falsifikim të deklarimeve për koronavirus.