Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Argjentina stërvitet para finales por jo edhe Spanja, mësohet arsyeja

Argjentina

Foto: Associated Press

Stërvitja e fundit e Spanjës një ditë para finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës, nuk është zhvilluar fare për shkak të stuhisë. 

Stërvitja ishte paraparë të niste në orën 11 të mëngjesit, por u anulua për shkak të protokollit të sigurisë në SHBA. Protokolli thotë se duhet të ndërpritet çdo aktivitet në hapësirë, për shkak të rrufeve. 

Spanja priti që kushtet atmosferike të përmirësohen, por pas 45 minutash, u vendosu që stërvitja të ndërpritet përfundimisht. 

“Lojtarët kanë bërë aktivitete brenda ambienteve”, ka shkruar Federata spanjolle e futbollit. 

Argjentina nga ana tjetër ka stërvitur shtatë kilometra më larg se qendra stërvitore e Spanjës. 

Argjentina u desh të priste një orë e gjysmë për ta përfunduar stërvitjen.