Lojtarët e huaj që luajnë në Rusi mund të suspendojnë kontratat e tyre dhe përkohësisht të largohen nga ky vend.
FIFA mori vendimin pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Ekipet dhe përfaqësueset e Rusisë janë të suspenduar nga të gjitha garat.
“Lojtarët e huaj dhe trajnerët do ta kenë të drejtën që në mënyrë të njëanshme të suspendojnë kontratat e punësimit me klubet në fjalë deri në fund të edicionit në Rusi (30 qershor 2022). Lojtarët dhe trajnerët do të konsiderohen pa kontratë deri më 30 qershor 2022 dhe kështu do të jenë të lirë të nënshkruajnë kontratë me ndonjë klub tjetër pa u përballur me ndonjë pasojë”, thuhet në vendimin e FIFA-s.
Lojtarët e huaj që kanë kontrata me klubet në Rusi apo Ukrainë mund të nënshkruajnë me klube tjera deri më 7 prill.
Shumë prej lojtarëve të huaj tashmë janë larguar nga Rusia.
-
FIFA do t’i lejojë lojtarët e huaj të largohen nga Rusia deri në qershor
-
Ekipet ruse mbesin të suspenduara
-
FIFA vazhdon edhe për sezonin e ri “rregullin e kontratës” për klubet ukrainase
-
Rusia do të apelojë ndaj vendimit të FIFA-s e UEFA-s për suspendim
-
Rusia suspendohet nga të gjitha garat e futbollit