Federata e Futbollit e Kosovës përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare ka njoftuar se kompania për shitjen e biletave online do të rifillojë me valën e dytë të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli.
Sipas njoftimit, shitja e biletave online do të fillojë sonte në orën 21:30.
“Biletat mund t’i blini në platformën online www.tiks.app”, thuhet tutje në njoftim.
Shitja e biletave online ishte planifikuar të bëhej më datën 12, ndërkaq dhe pse ishte paraparë që nisja e biletave të niste në orën 16:00, uebfaqja e caktuar për këtë punë ka rënë menjëherë nga sistemi dhe nuk ka qenë e qasshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Nesër nis shitja e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë
-
Të lodhur nga blerja online e biletave, tifozët kërkojnë të kthehet sistemi i vjetër
-
Mal ankesash për “shitjen e shpejtë” të biletave për ndeshjen ndaj Anglisë
-
Shiten për pak minuta biletat për ndeshjen Kosovë – Angli
-
Ueb faqja për shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli ende jashtë funksionit