Në sheshet kryesore të Prishtinës, tifozë të shumtë kosovarë e anglezë, lehtësisht mund të pajisen me shalle e fanella të ndryshme që shiten pothuajse në çdo skaj të qytetit.
Por, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për biletat për ndeshjet që Kosova zhvillon në shtëpi, raporton KTV.
Për shumë tifozë, qasja në ueb-faqen Tiks.app ishte e pamundur më 12 nëntor, derisa edhe pas rikthimit të shitjes së biletave në ueb, të premten mbrëma, shumë prej tyre nuk arritën të siguronin një të tillë.
Për ta, mossigurimi i biletës lë vend për dyshime se po bëhen manipulime, derisa ka edhe prej atyre që thonë se shumë më lehtë do të ishte nëse biletat do të shiteshin fizikisht.
E problem për sigurimin e biletave patën edhe tifozë anglezë, që në Kosovë kishin udhëtuar pikërisht për ndeshje. Sipas tyre, numri i biletave i vendosur për këtë ndeshje është i vogël, krahasuar me numrin e të interesuarve.
Richard Smith thotë se ndeshjen mes dy kombëtareve do ta përcjellë përmes ekranit, pasi që biletat që shiten në treg të zi janë shumë të shtrenjta.
Edhe
Të lodhur nga blerja online e biletave, tifozët kërkojnë të kthehet sistemi i vjetër
Derisa ditë më parë, zyrtarë të uebit Tiks.app, mospajisjen me bileta e kishin arsyetuar me interesimin e madh të qytetarëve dhe sulmet kibernetike ndaj faqes së tyre, gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje për televizionin.
E as FFK-ja nuk është përgjigjur në pyetjet e parashtruara lidhur me shqetësimin e shumë tifozëve vendës e atyre anglezë.
-
Mal ankesash për “shitjen e shpejtë” të biletave për ndeshjen ndaj Anglisë
-
FFK njofton: Sonte rifillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli
-
Ueb faqja për shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli ende jashtë funksionit
-
Prokuroria nis hetime të reja për shitjen e biletave në Tiks.app, kompania thotë se u sulmua