Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mal ankesash për “shitjen e shpejtë” të biletave për ndeshjen ndaj Anglisë

Rreth pesë minuta ka zgjatur procesi i shitjes së biletave online për ndeshjen e së dielës ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Në drejtim të mediumeve të Grupit Koha kanë mbërritur video të ndryshme ku shihet tentimi për t’u kyçur në sistem për blerjen e biletës.

Derisa në një postim në Koha.net shumë lexues kanë akuzuar FFK-në për “avullimin e biletave”.

Prokuroria nis hetime të reja për shitjen e biletave në Tiks.app, kompania thotë se u sulmua

Kujtojmë se Prokuroria e Shtetit kishte hapur hetime me dyshimin se kishte pasur keqpërdorime në procesin e shitjes së biletave pikërisht për këtë ndeshje, që ishte hapur ditë më parë.

Në videon më lart mund ta shikoni një video të dërguar në KTV nga një person që tenton të blejë një biletë.