Ndonëse ishte paraparë që biletat e ndeshjes Angli – Kosovë për sektorin e tifozëve të Kosovës të dilnin në shitje më 17 qershor, Federata e Futbollit e Anglisë e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Kosovës se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet për çështje teknike.
Kësisoj, shitja e biletave do të fillojë nesër (më 19 qershor).
Ndeshja Angli – Kosovë, do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Biletat mund të blihen online në linkun e mposhtëm, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit.
Artikuj të ngjashëm
-
FFK njofton: Sonte rifillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli
-
FFK konfirmon çmimin e biletave të ndeshjes Kosovë – Angli
-
Shiten biletat për Angli - Kosovë, shqiptarët blerësit kryesorë
-
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Angli - Kosovë
-
Dalin në shitje bileta për ndeshjen Kosovë – Turqi, për tifozët mysafirë